Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

U arrestua pasi po udhëtonte tranzit në Serbi, Ministria e Jashtme e Kosovës dënon ashpër gjestin e autoriteteve serbe

Zhurnal Ads

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj, ka thënë se ministria që drejton ajo dënon ashpër arrestimin e shtetasit kosovar, Agim Gjocaj, nga Serbia.

Ajo ka thënë se Gjocaj është arrestuar gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë.

“MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj. Po ashtu, theksojmë se akuzat e pretenduara ndaj tyre janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht”, ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Më 1 korrik, Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, pati konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, vëllai i të akuzuarit, Valon Mehmetaj.

Ministrja Haradinaj-Stublla i ka kërkuar Brukselit dhe shteteve të Kuintit (Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara), që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd, për ta ndalur një praktikë e tillë.

“Politika e vjetër e Serbisë me në krye (v.j. presidentin serb, Aleksandar) Vuçiqin, vazhdon të sillet në shpërputhje me të gjitha vlerat evropiane ku aspirojnë dhe në kundërshtim me deklaratat që bëjnë përpara faktorit ndërkombëtar për kinse ‘angazhim e gatishmëri’ drejt procesit të normalizimit të plotë me Kosovën dhe fqinjësi të mirë në rajon. Këto veprime, janë në vazhdën e përpjekjeve të Serbisë për të sabotuar Republikën e Kosovës, duke lëshuar urdhra të rrejshme arrestimesh dhe duke manipuluar kanalet e tyre mediatike përmes propagandës së vazhdueshme raciste”, ka deklaruar mes tjerash ajo.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Bie numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë

admin

Osmani: Çfarëdo marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës

admin

Situata me COVID-19, Zemaj takon drejtorët e spitaleve: Po hyjmë në një fazë të re të përgjegjësisë, duhet të jemi të vëmendshëm

admin

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – Murati thotë se ndikimi buxhetor llogaritet të jetë rreth 200 milionë euro

S.B.

Osmani falënderon Greqinë për mbështetje – shpreson për njohje formale

admin

Komuna e Prishtinës: Qytetari vdiq para sportelit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...