Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

U cilësua si favorite, përfaqësuesja e Kroacisë nuk arriti të kualifikohet as në finalen e Eurovision 2021

Mbrëmë (e martë) është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2021.

Plot 18 shtete konkurruan në gjysmëfinale, me vetëm 10 prej tyre të cilat arritën në fund që të kualifikohen për në finalen e madhe, që mbahet këtë të shtunë më 22 maj.

Por në mesin e këtyre shteteve të kualifikuar mungon një shtet, pritshmëritë e të cilit ishin të mëdha.

Bëhet fjalë për Kroacinë, e cila në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, u përfaqësua nga këngëtarja Albina Grcic.

Albina ishte e 10-ta në konkurrim dhe nuk arriti të impresiononte aq sa duhet jurinë dhe publikun me këngën e saj “Tick-Tock” – ndonëse në rrjetet sociale kjo këngë ishte shpallur si ndër më të pëlqyerat dhe potenciale për të prekur finalen e madhe.

Me katër këngëtarë mbështetës meshkuj, 22-vjeçarja nga Spliti kishte veshur një veshje minimaliste në skenë, një kostum me ngjyrë argjendi, i cili e bëri të dukej mjaft tërheqëse para miliona spektatorëve.

Një zhgënjim me diskualifikimin e saj u pa edhe në faqen zyrtare të Eurovisionit në Instagram pas shpalljes së listës me 10 shteteve finaliste.

Shumë nga komentuesit e quajtën turp mos-kualifikimin në finale të artistes kroate, duke shprehur pëlqimin për performancën e saj.

Këngëtarja Albina u prezantua për herë të parë për publikun kroat kur u shfaq si garuese në spektaklin e talenteve “The Voice” në Kroaci, ku ishte një nga të preferuarat.

Një nga performancat e saj në ‘The Voice’, interpretimi i duetit “Lovely” të Billie Eilish me Khalid, ka pasur mbi 37 milionë shikime në YouTube.

Albina është studente e gjuhës dhe letërsisë angleze dhe historisë në Fakultetin Filozofik në Split, shkruan CroatiaWeek.

Ndërkohë, 10 shtetet që arritën ta siguronin finalen e madhe të së shtunës ishin: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina.

Postime të ngjashme

Almeda Abazi publikon një nga momentet e para pas lindjes së vajzës

Dafina Vidishiqi

“Baba beqar”, Mozzik zbulon se ai nuk është në lidhje

Dafina Vidishiqi

Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B nesër sjellin këngën e re, me pamje të tjera nga klipi

Dafina Vidishiqi

Kate Middleton vendos gjerdanin domethënës kushtuar tre fëmijëve të saj

Dafina Vidishiqi

Loredana Zefi me një tjetër tatuazh të ri

Dafina Vidishiqi

Familja Mbretërore i nderon baballarët e tyre në Ditën e Babait me fotografi të ëmbla nga arkiva

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...