Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar

U dëshmua dhe një gënjeshtër e Grubit, 2.4 milion vaksinat që i premtoi nuk janë askund!

Shkup, 12 prill – Zhurnal.mk – Qindra mijëra vaksina premtoheshin nga krerët shtetëror se do të arrijnë në vendin tonë për vaksinimin dhe imunizimin e qytetarëve.

Mirëpo deri tani, të vetmet vaksina që kanë arritur janë disa donacione nga Serbia të llojit “Sputnik V”, si dhe 24 mijë vaksina të tipit AstraZeneca. Krerët shtetërorë si Zoran Zaev, Venko Filipçe por edhe Artan Grubi, vazhdimisht premtonin se do të arrijnë nga 100 mijë, 200 mijë, 400 mijë e madje edhe 800 mijë vaksina nga sistemi COVAX. Këto vaksina priteshte të arrijnë nga kompania Fajzer, shkruan Zhurnal.

Mirëpo që kur u paralajmëruan, e deri më sot, kanë arritur vetëm 1% e atyre vaksinave që u premtuan.

Zv.kryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, më 11 janar të këtij viti, siguroi se janë dakorduar që në vendin tonë, në fillim të shkrutit, të fillojë vaksinimi i qytetarëve, me 2.4 milion vaksinat të cilat janë siguruar përmes tre mekanizmave. Vetëm përmes mekanizmit COVAX, siç pati deklaruar Grubi, ishin dakorduar 800 mijë doza të vaksinave për 400 mijë qytetarë, por kjo sasi fare nuk është diskutuar nga kompania Fajzer. Madje në Maqedoni siç thonë nga Fajzer, nuk plotësohen kushtet për furnizimin me vaksina të tilla.

“Vaksinat do të arrijnë më shpejtë se sa që prisnim. Ne jemi pjesë e tre mekanizmave ndërkombëtare të sigurimit të vaksinës, i pari është ai i Kombeve të Bashkuara – COVAX-i ku të gjitha shtetet janë pjesë dhe ne presim 800 mijë vaksina për t’i vaksinuar 400 mijë njerëz. Planin e kemi që të vaksinojmë 1.2 milion qytetarë të vendit tonë deri diku në pranverën e hershme. Uroj që fillimi të ndodhë në shkurt. Datë të sigurtë nuk mund t’iu jap por besoj që në fund të janarit apo në fillim të shkurtit do të fillojmë dhe vaksinimin në vendin tonë. Gjithsej siç thash me tre mekanizmat kemi siguruar vaksina për 1.2 milion njerëz dmth 2.4 milion vaksina”, pati deklaruar kështu Artan Grubi, më 11 janar në emisionin Click plus të Tv21, njofton Zhurnal.

Agjencia e lajmeve Zhurnal pyet zv.kryeministrin Grubi se ku mbetën këto 2.4 milion vaksina për qytetarët e Maqedonisë? Nga paaftësia e shtetit për të siguruar vaksina, vendi ynë po thyen rekorde për numrin e të vdekurve në baza ditore, duke arritur kështu deri shifrën e 51 të vdekurve për një ditë të vetme nga covid. Madje, shteti Maqedonisë zë vendin e tretë në botë sa i përket numrit të të vdekurve për 1 milion banorë.

Me këtë, u dëshmua edhe një gënjeshtër e zv.kryeministrit Grubi. Qytetarët ende presin mëshirë nga shtetet tjera të rajonit dhe botës, derisa krerët shtetërorë nuk mund të sigurojnë furnizim të vaksinave direkt nga kompanitë.

As me sistemin COVAX e as me sisteme të tjera të cilat nuk i qartësoi Grubi në këtë emision, vaksina deri sot më 12 prill, në Maqedoni të Veriut nuk ka.

Grubi premtoi se në fillim të shkurtit do të fillojë vaksinimi, e të përfundojë deri në pranverën e hershme, apo në fillim të prillit, mirëpo vaksinimi jo vetëm që nuk ka përfunduar, por ajo ende nuk ka filluar si duhet për qytetarët.

Deri tani janë vaksinuar vetëm mjekët, policët, edukatorët, ushtarët, dhe të gjithë punonjësit të cilët kanë kontakte drejt për drejtë me njerëz.

Edhe Ministria e Shëndetësisë më 4 mars pati informuar opinionin se kompania Fajzer do të furnizojë Maqedoninë me 800 mijë vaksina por në 4 kuartale të ndara. E para sipas ministrisë, e që edhe kjo nuk u realizua, ishte se në muajin mars do të arrijë kuartali i parë prej 21 mijë vaksinave.

Pavarësisht të gjithave, vendi ynë ende nuk i plotëson kushtet për sasi të madhe të vaksinave sepse për to, nevojiten frigoriverë me temperatura prej minus 70 gradëve. Në temperaturë prej 2 deri në 8 gradë mund të qëndrojë vetëm 5 ditë, ndërsa e hapur vetëm 6 orë.//Zhurnal.mk

Premtimin e Grubit mund ta ndiqni në videon më poshtë, ndërsa sqarimi bëhet në 5 minutat e para të emisionit:

Postime të ngjashme

Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti uron besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajrami

N E

Pedro Sançez: Spanja mbështet hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE

N E

Lajmi i Fundit / I plagosur në Butel të Shkupit, ndërroi jetë

N E

Hoxha thirrje bujqve për të aplikuar për subvencione

R Zh

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

Një shtatë vjeçare lëndohet rëndë në një aksident trafiku në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...