Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

U emetua euroobligacioni i tetë, me normë interesi historikisht më të ulët prej 1.625 për qind

Shkup, 3 mars – Republika e Maqedonisë së Veriut emetoi ​​sot euroobligacionin e tetë me radhë. Euroobligacioni ka vlerë 700 milion euro me kohë zgjatje prej 7 vjetësh dhe i njëjti emetohet me normën më të ulët të interesit historikisht prej 1.625 për qind. I njëjti do të përdoret për të rifinancuar euroobligacionin e tretë nga 2014 në shumën 500 milion euro.Tërheqja neto në bazë të këtij euroobligacioni është 200 milion euro, kumtoi Ministria e Financave.

“Norma e interesit jashtëzakonisht e favorshme, pavarësisht krizës-kovid, është rezultat i politikave të kujdesshme makroekonomike dhe ruajtja rejtingut kreditorë në vend.
Ruajtja e rejtingut kreditorë, dhe me këtë besimi i investitorëve, është për shkak të politikave të ndërmarra dhe katër pakove të masave për të përballuar efektet e krizës. Besimi i lartë i investitorëve manifestohet përmes interesit të madh për blerjen e euroobligacionit, domethënë, mbi 130 investitorë shprehën vullnet për të shkruar dyfishin e shumës së ofruar ose kërkesa ishte mbi 1.6 miliardë euro.
Siç u tha kur u miratua Buxheti për vitin 2021, me fondet e siguruara nga emetimi i këtij euroobligacioni, borxhi i jashtëm do të shlyhet, gjegjësisht euroobligacioni i emetuar në vitin 2014, i cili duhet të shlyhet këtë vit. Pjesa tjetër do të përdoret për të financuar një pjesë të deficitit buxhetor. Euroobligacioni nga 2014 është në shumën prej 500 milion euro dhe është emetuar me normë interesi prej 3.975%, që do të thotë se tani norma e interesit është 2.35 pikë përqindje më e ulët”, theksojnë nga Ministria e Financave.

Përndryshe, vendi më parë ka hyrë shtatë herë në tregun ndërkombëtar të kapitalit me euroobligacion: në 2005 me normë interesi prej 4.625%, në 2009 me normë interesi prej 9.875%, në 2014 me normë interesi prej 3.975%, në 2015 me normë interesi prej 4.875%, në vitin 2015 me normë interesi prej 5.625%, në vitin 2018 me normë interesi prej 2.75% dhe 2020 me normë interesi prej 3.675%.

Besimi Në drejtim të transparencës fiskale dhe llogaridhënies, nesër do të mbajë konferencë për shtyp ministri i Financave Fatmir. 

Postime të ngjashme

Dorëzohet VMRO-DPMNE: Tërheqë amandamentet për ligjin për shtetësi

Z H

Ivanovska paralajmëron se do ta paraqesë në polici finansiare Dragi Rashkovskin

Z H

Mickoski uron muslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

B L

Spasovski – Kangler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Slloveninë

Z H

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

B L

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...