Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

U evidentuan rastet e para me Covidin britanik në vend, humb jetën një prej pacientëve

Shkup, 30 janar – Dy raste të reja të variantit britanik të coronavirusit janë zbuluar në Maqedoni, ndërsa lajmi u njoftua në “Twitter” nga mjeku Goran Kungulovski nga Laboratori për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev”.

Sipas “Deutsche Welle”, bëhet fjalë për presona të infektuar nga Shkupi dhe Ohri. Një rast është nga 4 janari, kur një test pozitiv u konfirmua tek pacienti, i cili fatkeqësisht vdiq si pasojë e virusit. Rasti i dytë është nga 18 janari, ndërsa pacienti u lirua nga trajtimi tre ditë më parë.

Më parë, lloji i ri britanik u zbulua në një 46-vjeçar nga Shkupi i cili tashmë ishte shëruar.

Do të shqyrtohet mundësia që të mos ketë të tjerë të infektuar me këtë virus të rrezikshëm, veçanërisht nga grupi i fundit i Klinikës së Nefrologjisë, ku për një periudhë të shkurtër kohore ka dhjetëra pacientë.

Mjekët paralajmërojnë se për shkak se transmetohet kaq lehtësisht ndryshe nga mutacionet e tjera, ai me siguri do të bëhet dominues në vend pas disa muajsh, si në shumë vende të tjera të botës./

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...