Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

U fut në argjendari për t’i blerë dhuratë gruas dhe dashnores, punonjësja “aksidentalisht” ngatërron çantat e dhuratave

Punonjësja e një argjendarie ka treguar se si e ka zbuluar një burrë të martuar duke e tradhtuar partneren me një tjetër, në momentin që ai u fut në lokal dhe kërkoi nga ajo ta ndihmojë në përzgjedhjen e një dhurate për përvjetor – për gruan dhe të dashurën.

Zoe Roe, që ka më shumë se 308 mijë ndjekës në TikTok, ka shpërndarë rrëfimin që tani është bërë viral, ku shpjegon se si “aksidentalisht” kishte ngatërruar çantat, për t’u siguruar se gruaja do të hapë dhuratën e dashnores së burrit dhe anasjelltas, transmeton Telegrafi.

“Po punoja në argjendari dhe një burrë u fut brenda duke kërkuar dhuratë për gruan e tij me rastin e 10-vjetorit të martesës”, tha ajo në fillim të videos që deri më tani është shikuar nga më shumë  se 7 milionë njerëz.

“Ai zgjodhi një dhuratë me mbishkrimin “gruaja im e bukur”, kurse unë i thash – diçka tjetër zotëri? e ai menjëherë reagoi duke thënë se dëshiron të blejë edhe diçka tjetër, për ta befasuar duke përdorur kartelën tjetër të  bankës”, ka shtuar ajo.

“I thash po natyrisht, çfarë ju intereson, ai tha a keni diçka për të vajza më të reja – menjëherë ia ktheva me PO”, theksoi ndër tjera shitësja.

Ajo madje e ndihmoi të përzgjedh dhuratën për të dashurën, ku me atë dhuratë ata shënonin njëvjetorin e lidhjes së tyre të fshehtë.

“Ia paketova si është më së miri, por ia ndërrova çantat. Në njërën e shënjoi me K për Kristin (gruaja e tij) dhe tjetrën me L për Lauran (të dashurën). Ia dorëzova duke ia bërë me dije se do t’ju pëlqejnë”, shtoi Roe.

E ky rrëfim i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve duke dashur të dinë më shumë se çfarë ka ndodhur me Lauran dhe Kristenin, duke insistuar që Zoe të realizojë një video tjetër ku rrëfen pjesën tjetër.

Postime të ngjashme

Fshati i bukur në distriktin Bishan të qytetit Chongqing– Disa murale në fshat

R Zh

Deshën t’ia vidhnin motoçikletën, pronari i shtëpisë në Angli ndjek hajnat me shkop bejsbolli

S.B.

Lulet e pjeshkës kanë çelur në #Pekin #kryeqytetin e Kinës #perlatekines

R Zh

Burri që futi veten në kuti te ngarkesat e aeroplanit për t’u kthyer në Londër pasi mbeti pa para

S.B.

Porositi një kafe, gruaja në Angli u befasua me atë çfarë i erdhi falas për fëmijët e saj

S.B.

Kamera e mbikqyrjes regjistroi një rrufe në një pemë pishe, duket e frikshme

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...