U gëzua shumë që e zuri peshkun, 7-vjeçari nga Florida u dëshpërua në fund – aligatori doli nga uji dhe ia mori

Ky është momenti kur një aligator del me shpejtësi nga uji dhe ia rrëmben vogëlushit peshkun, që e kishte zënë me shkop dhe po bëhej gati ta nxirrte jashtë.

Sean McMahon po filmonte të birin e tij 7-vjeç Dawson, duke nxjerrë peshkun nga ujit në brigjet e Floridës, kur ai me gëzim filloi të bërtet e “zura”, transmeton Telegrafi.

Por, gëzimi i tij nuk zgjati shumë, pasi një aligator doli me shpejtësi nga uji dhe e gëlltiti me vetëm një kafshim, duke e lënë të dëshpëruar vogëlushin.

Megjithatë Daëson e pa reptilin duke dalë nga uji dhe u largua me kohë, ku për fat të mirë nuk ka pësuar ndonjë lëndim, por të njëjtën kohë mbeti pa peshkun për të cilin ishte munduar shumë që ta zë. 

Related posts

“Captain America” në stilin e Koresë së Veriut, ushtari që vodhi “shoun” e Kim Jong-un – për shkak të “lookut” u bë hit në rrjetet sociale

D V

Kur aeroplani ngec nën një mbikalim në mes të autostradës në Indi

D V

Ishte kockë e lëkurë, kështu duket sot vogëlushi që dikur ishte duke dhënë shpirt nga uria

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More