Një shtetase shqiptare 40-vjeçare është gjetur e vdekur gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën Menidhi të Athinës.
Policia tha se trupi i 40-vjeçares u gjet në rrugë me një thikë në trup. Burime bëjnë me dije se viktima quhet Enkelejda Danaj, nga Vlora, raporton Euronews Albania.
Mediat greke shkruajnë se viktima kishte bërë disa herë denoncime për dhunë ndaj ish-partnerit.