U godit nga një veturë, humb jetën këmbësori në Pejë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:25 në fshatin Jabllanicë e Vogël në komunën e Pejës.

 

Policia njofton se ka arrestuar personin i cili ka shkaktuar aksidentin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin, viktimën mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, por si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Edhe i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Related posts

Policia gjeti shtatë migrantë në Vaksince të Likovës

Z H

Në vendkalimin kufitar Evzoni zbulohen 90 kilogram kanabis në kamionin nga Maqedonia

D V

Policia sekuestron dy armë në Verenik, iniciohet rast ndaj 38-vjeçarit për posedim të pa autorizuar të armës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com