U kap duke u puthur me ndihmësen e tij dhe u akuzua për shkeljen e masave – jep dorëheqje sekretari britanik i Shëndetësisë

Matt Hancock ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit të Shëndetësisë pasi ai shkeli udhëzimet për distancën sociale duke puthur ndihmësen e tij.

 

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në një letër drejtuar Kryeministrit ai thotë se qeveria “iu detyrohet njerëzve që kanë sakrifikuar kaq shumë në këtë pandemi që të jenë të sinqertë kur i kemi zhgënjyer”.

Ai e përsëriti kërkim faljen për “thyerjen e udhëzimit”.

Hancock u kap në kamera ndërsa puthej me pasion me ndihmësen e tij, ndërsa dorën e kishte poshtë belit.

Kurorëshkelësja nga videoja është Gene Coledangelo, e cili filloi të punonte si këshilltare e ministrit në muajin mars të vitit të kaluar, raporton Thesun.

Related posts

Turqia ndërton një ndërtesë 100 milionë dollarë në Nju Jork, në të do ketë edhe xhami

Redaksia

Gjermania ka pranuar 47.400 refugjatë

Redaksia

Edhe shtatë të vdekur në turmat e krijuara jashtë Aeroportit të Kabulit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More