Prokuroria e Tiranës ka vendosur t’i drejtohet Maqedonisë së Veriut me një kërkesë për të dhëna ndaj shtetasit Djengis Musliu, i cili u arrestua një ditë më parë në areoportin e Rinasit.
Para gjyqtarit të masave, Musliu tha se “kam aplikuar për azil politik në Belgjikë ku dhe kam shtetësi belge mbasi rrezikohem. Unë e dija që kisha një procedim, por nuk e di për çfarë. Edhe mua më ka dhunuar policia në atë kohë”, në seancën me dyer të mbyllura.
Ndërkohë që teksa po hynte në Shqipëri ai doli me kartelë si person i shumë kërkuar.
Musliu nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër mbi çështjen dhe ndërkohë derisa maqedonasit të sjellin të dhëna, ai do të mbahet nën arrest me burg për llogari të ekstradimit.