Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

U kapën me 5 emigrantë në makinë, arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 2 persona të cilët kanë ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme 5 emigrantë.

Në kuadër të operacionit të koduar Muzgu janë arrestuar shtetasit L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz “.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celularë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 4”.

Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 4”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, banues në Divjakë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N. dhe Th. S, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz “.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Postime të ngjashme

Ori Nebiaj kandidate për deputete në listat e PD

T E

Berisha: Nga listat e PD-së pres fitoren e thellë të zgjedhjeve

T E

U largua nga PS, e fundit në listën e LSI ish-drejtoresha e tatimeve

T E

Nxirren trupat e pajetë të dy viktimave nga zjarri në Berat

S.B.

Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri/ Kandidat i PDIU-së më 25 prill

S.B.

8 Marsi, Veliaj: Gratë mbështesin punët e mira; Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...