U komentua për paraqitjen me flokë të shkurtra, Doresa Rexha bën një sqarim: Jam shumë mirë, flokët i kam prerë për rolin në “Rrushe”

Ajo është njëra prej aktoreve shqiptare që ka marrë vëmendje të madhe kohëve të fundit që me paraqitjen e saj në një nga serialet më të shikuara të momentit.

 

Bëhet fjalë për artisten Doresa Rexha, e cila tashmë prej muajsh është bërë pjesë e përditshmërisë tonë me pjesëmarrjen në serialin vendor, “Rrushe”.

E njëjta së fundmi ka bërë një ndryshim në pamje, i cili ka bërë që të komentohet mjaft shumë e madje të ketë aludime nga më të ndryshmet.

Doresa Rexha (Foto: Instagram)

Aktorja ka bërë një sqarim duke thënë se është mirë me shëndet, por që ka prerë flokët për shkak të rolit në serial.

“Këto ditë kam pranuar shumë mesazhe lidhur me shëndetin tim, jam shumë mirë. Flokët i kam prerë për rolin në serialin “Rrushe””, tha ajo.

Deri më tani janë publikuar 18 episode të “Rrushe”, gjersa kanë mbetur vetëm dy deri në përfundim të serialit.

Për të gjithë admiruesit e këtij projekti, duhet theksuar se ka edhe një sezon të dytë. 

Related posts

Adrola Dushi ndan imazhet me fustanin elegant ku vë në pah këmbët e gjata

D V

Publikon fotografi me bikini, Fifi u drejtohet kritikëve: Këto për ata me profile të rrejshme që më duan shumë

D V

Rihanna ndanë imazhe tjera nga koleksioni i ri i të brendshmeve për komunitetin LBGT+

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com