Agjencia Zhurnal.mk

U konfirmuan rregullat për operatorët vendorë për roaming si në shtëpi

Shkup, 14 shtator – Zhurnal.mk – Agjencia për komunikime elektronike (AKE) i solli rregullat e nevojshme për operatorët vendorë të cilët duhet të jenë pjesë e rregullacionit të ardhshëm për shërbime roamingu mes vendeve të Ballkanit Perëndimor që duhet të zbatohen prej 1 korrikut të vitit të ardhshëm, prej kur çmimet për biseda dhe shfrytëzim të të dhënave mes gjashtë vendeve do të hiqen tërësisht.

Pas mbajtjes së debait publik në periudhën e kaluar, AKE solli Vendim për përcaktimin e çmimeve maksimale të shërbimeve në roaming në rrjetet publike komunikuese mobile, si dhe Rregullore për politika të shfrytëzimit korrekt dhe vlerësimit të qëndrueshmërisë së heqjes së kompensimeve shtesë për shërbime të rregulluara të roamingut me çmim të pakicës. Ato dokumente në pjesë të madhe i përmbajnë dispozitat dhe udhëzimet e Komisionit evropian de Trupit evropian të rregullatorëve për komunikime elektronike (BEREK).

Me Rregulloren, caktohen rregulla të posaçme me të cilat do të sigurohet zbatim konsekuent i politikave për shfrytëzim korrekt të cilat operatirët mund t’i zbatojnë në bazë të konsumit të shërbimeve të rregulluara sipas çmimit me pakicë të roamingut. Gjithashtu, përcaktohen edhe rregullat e hollësishme për kërkesë të operatorëve të cilët sigurojnë shërbimet e roamingut të marrin miratim për zbatim të kompensimit shtesë për roamingun, me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëri e modelit të tyre vendor të pagesës. Rregullohet edhe metodologjia që Agjencia duhet ta zbatojë gjatë vlerësimit nëse operatori i cili siguron shërbime të roamingut nuk është në mundësi t’i kthejë shpenzimet nga sigurimi i shërbimeve të rregulluara të roamingut, si pasojë ndaj çka do të çrregullohet qëndrueshmëria e modelit vendor të pagesës.

Siç qëndron në Vendimin që ka të bëjë me çmimet maksimale të pakicës, prej 1 korrikut të vitit të ardhshëm, operatorët e rrjeteve publike komunikuese mobile në shtet, për shërbime të roamingut nuk mund të zbatojnë kompensime shtesë të çmimeve vendore të pakicës për sigurim të shërbimeve të rregulluara të çmimit me pakicë në roaming.

Operatorët mund të zbatojnë politika për shfrytëzim korrekt lidhur me shpenzimin e shërbimeve të rregulluara të çmimit të pakicës në roaming me çmime të barabarta të çmimeve vendore, me qëllim që të mbrohen nga keqpërdorimet dhe përdorimi i pazakontë i shërbimeve të rregulluara të pakicës në roaming, në pajtm me Rregulloren për shfrytëzim korrekt dhe qëndrueshmëri.

Operatorët mund të ofrojnë, ndërsa parapaguesit të pranojnë çmime për shërbime roamingu ndryshe nga ato të shërbimeve të rregulluara që janë definuar në Vendim. Në këtë rast, operatori duhet ta informojë parapaguesin për përparësitë e shfrytëzimit të këtyre çmimeve për shërbime të roamingut si dhe mundësitë të cilat nuk do t’i shfrytëzojë nëse do t’i shfrytëzonte shërbimet e roamingut sipas çmimeve të rregulluara. Për thirrjet e rregulluara në roaming nuk do të paguhet kompensim për thirrje. Nëse ekziston kompensim për thirrje nisëse në tarifa vendore të çmimit me pakicë, ky kompensim nuk do të paguhet në çmimet e rregulluara të pakicës në roaming.

Marrëveshja rajonale për roaming u nënshkrua në prill të këtij viti në Beograd, në kuadër të Samitit të dytë digjital të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Më 1 korrik të këtij viti çmimet u ulën për 27 për qind. Në atë datë u mbajt edhe takimi i ministrave të angazhuar për digjitalizim në rajon, Këshillit për bashkëpunim rajonal dhe Komisionit evropian dhe u soll vendimi që rregullatorët dhe operatorët telekomunikues duhet të përgatitin hartë për hapat e ardhshëm dhe afatet për heqjen e çmimeve në roaming mes vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...