Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj policëve me iniciale D.S., S.Gj. dhe D.J., të gjithë me detyrë në Stacionin Policor Qendër në Shkup.
Të njëjtit dyshohet se kanë pranuar ryshfet, ndërkaq nga pamjet e publikuara nga MPB, shihet se si qytetari blen lëngje në një market dhe ua jep policëve.
“Ata dyshohet se me datë 04.07.2024, rreth orës 23:00 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kanë kërkuar dhe kanë marrë dhuratë për vete për të mos kryer vepër zyrtare, gjegjësisht për të mos konstatuar kundërvajtje në komunikacion dhe kështu e kanë prishur reputacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.