Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

U largua nga PS, e fundit në listën e LSI ish-drejtoresha e tatimeve

Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar listat e kandidatëve në 12 qarqe të vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Sikurse kishte bërë me dije edhe më herët kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi do të kandidojë në tre qarqe, në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Ndërkohë, vërehet se e fundit në listën e Tiranës, në vendin e 36-të është listuar Brisida Shehaj, e njohur si ish-drejtoresha e Tatimeve gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama.

Shehaj u largua nga PS dhe mbajti qendrime të forta kundër qeverisë gjatë muajve të fundit duke kaluar me LSI-në.

Ajo tha se u largua nga Partia Socialiste pasi socialistët e vërtetë nuk përfaqësohen më nga Partia Socialiste dhe se “klani rilindas” e ka keqpërdorur pushtetin për interesa të ngushta.

Postime të ngjashme

Shqipëria regjistron tre të vdekur dhe 149 raste të reja me Kovid-19

N E

Edi Rama nga Durrësi: Kur të bjerë bilbili do shohin tabelën nga 74-78 mandate

N E

Lulzim Basha nga Tepelena: Mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë

N E

Nis vaksinimi i stafeve të hotelerisë në Shqipëri

N E

Monika Kryemadhi për ftesën e Ramës drejtuar Bashës: Unë nuk kam parë burrë që i lutet një burri për 24 orë 12 herë

N E

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...