Agjencia Zhurnal.mk.

U mbajt debat publik për projekt ligjin për shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit

Shkup, 22 korrik – Me qëllim të transparencës së plotë, sot u zhvillua debat publik për përmbajtjen e Projekt-ligjit për Shitjen e Tokës Bujqësore në Pronësi të Shtetit. Në debatin publik morën pjesë përfaqësues nga të gjithë partnerët ekonomikë të Ministrisë së Bujqësisë (shoqatat e fermerëve, dhomat e tregtisë, nën-sektorët, grupet shkencore), si dhe të gjitha organizatat e tjera joqeveritare, të cilat kanë shprehur pikëpamje të caktuara lidhur me Ligjin në periudhën e kaluar.

Ky debat i sotëm është konfirmim se proceset gjithëpërfshirëse në hartimin e Ligjit nuk kanë qenë thjesht vetëm fjalë boshe, por realitet që ne me të vërtetë e kemi zbatuar. Kështu, Projektligji, i cili sot është objekt diskutimi dhe debati publik, përfshin të gjitha propozimet konstruktive të publikut dhe ndryshon nga teksti origjinal që ishte në dispozicion të publikut.

Debati i sotëm publik ishte i orientuar në atë drejtim, për të dëgjuar propozime të argumentuara mirë nga të gjithë që janë të përfshirë, qofshin ata prodhues të drejtpërdrejtë, tregtarë apo punëtorë shkencorë.

“Nëse propozimet e tyre kanë për qëllim përmirësimin e tekstit të ligjit, ne do t’i shqyrtojmë me kujdesin e duhur dhe sigurisht që propozimet konstruktive do të pranohen nga ana jonë”, shprehet ministri Hoxha.

Me qëllim të transparencës së plotë, sot u zhvillua debat publik për përmbajtjen e Projekt-ligjit për Shitjen e Tokës…

Posted by Arjanit Hoxha on Thursday, July 22, 2021

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy