Agjencia Zhurnal.mk

U miratuan prioritetet për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe KB-së për periudhën 2021-2025

Shkup, 3 korrik – Zhurnal.mk – Këshilli i përbashkët drejtues për bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara në takim të mbajtur sot në përbërje të zgjeruar, i shqyrtoi dhe i miratoi prioritetet strategjike dhe rezultatet për Kornizën e ardhshme për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (KB) 2021-2025.

Takimi është hap i rëndësishëm në procesin konsultativ të Kornizës për bashkëpunim në drejtim të harmonizimit të plotë me prioritetet nacionale për zhvillim të qëndrueshëm dhe pas konsultimeve plotësuese në gusht dhe shtator të këtij viti, ajo do të miratohet bashkarisht nga Kombet e Bashkuara dhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Siç theksoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Popov qëllimi i takimit të sotëm ishte këmbimi i mendimeve për sferat strategjike për bashkëpunim dhe rezultatet e dëshiruara në pesë vitet në vijim.

“Ajo që duam të arrijmë është ndryshimi që është i qëndrueshëm, i dukshëm për shfrytëzuesit e fundit – qytetarët tanë, që do të rezultojë në kornizë më të mirë juridike dhe institucione më efikase dhe më të përgjegjshme”, potencoi Popov.

Korniza për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara është dokument kyç për Organizatën botërore në vend, duke e prezantuar ofertën kolektive të sistemit të KB-së për mbështetje të shtetit në realizimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe Agjendës 2030.

Sipas koordinueses së përhershme të KB-së në vend, Rosana Duxhak, Korniza për bashkëpunim nuk është vetëm vegël për përgjegjësi mes KB-së dhe Qeverisë, por edhe angazhim ndaj qytetarëve të shtetit, posaçërisht ata që janë më të ndjeshëm dhe në margjina.

Me qëllim që Korniza t’i reflektojë interesat dhe prioritetet e të gjithë njerëzve në shtet, ajo përpilohet në proces participues dhe konsultues, duke filluar nga analiza e kontekstit të zhvillimit në vend, prioritizimi strategjik dhe operacionalizimi i saj përmes planeve vjetore të agjencive të KB-së dhe partnerëve të kyçur.

Korniza e re për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm 2021-2025 i reflekton gjithashtu edhe thirrjet e sekretarit të përgjithshëm të KB-së për ankand të përshpejtuar në përmbushjen e Agjendës 2030 përmes Dekadës për aksion.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!