Agjencia Zhurnal.mk

U ndalua për mbishkrimet kundër Boschardt, reagon LSI: Diktatura po riinstalohet

Tiranë, 15 maj – Ndalimi i vajzës që bëri mbishkrimet në apartamentin e ambasdorit Bernd Borchardt ka sjellë dhe reagimin e përfaqësuesëve të LSI.

Nënkryetari I LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar si një turp të vërtetë shoqërimin e Ana Azizajt nga policia. Në një postim në “Facebook”, Vasili akuzon policinë se nuk po arreston kriminelët por merret me shoqërimin e vajzave në mes të natës.

“Policia e Rajonit Nr.1 therret tani ne mes te nates studenten Ana Azizaj per ti bere presion. Arsyeja eshte se i ka thene Borchardit “Turp ti vije”. Ky eshte TURP i vertete. Policia qe nuk guxon te ndale horrat,kriminelet dhe te korruptuarit therret ne mes te nates nje vajze te re studente. Ana Azizaj ka te drejten e fjales ka te drehte te mendoje ndryshe ka te drejte te protestoje. TURP me te madh Shqiperia nuk ka pare. Turp per cdo nderkombetar qe hesht ndersa studentja Ana Azizaj thirret ne mes te nates. Turp ti vije te gjithe atyre qe heshtin. Shame on you te gjithe atyre qe perkrahin terrorin ndaj nje vajze te qe thote mendimin e lire te saj.”

Ndërkohë pjesë e reagimi është bërë dhe ish-deputetja e LSI, Silva Caka .

Në një postim në “Facebook”, Caka teksa ngre shqetësimin se diktatura po instalohet, shprehet se në polici duhet të ishte shoqëruar ambasadori Bernd Borchardt që, sipas saj, është kthyer në mantenutën e kryeministrit dhe vajza që bëri mbishkrimin.

“Diktatura po riinstalohet: zgjidhe vetë në cilin krah të historisë dëshiron të qëndrosh! Ana është nga ato vajza që të gozhdon me një shikim; forca e karakterit të saj me të drejtë i tremb të pakarakterët, të neveritshmit si Berndt Borchardt, Edi Rama e Sandër Lleshaj! Ana është shoqëruar dje në polici, vetëm për fjalët “Shame on you”, të shkruara në pallatin ku jeton Ambasadori i OSBE-së. E tmerrshme ku po jetojmë! Nëse do duhej që dikush të shoqërohej në polici, ajo sigurisht nuk do të ishte Ana: Nëse do duhej që dikush të shoqërohej në polici, ai sigurisht do të duhej të ishte Edi Rama, që po i vjedh çdo ditë shqiptarët! Nëse do duhej që dikush të shoqërohej në polici, ai sigurisht do duhej të ishte Sandër Lleshaj, që e ka bërë Policinë e Shtetit totalisht politike e që helmon e dhunon qytetarë të lirë çdo ditë! Nëse do duhej që dikush të shoqërohej në polici, ai sigurisht do duhej të ishte Berndt Borchardt, që shfrytëzon autoritetin dhe detyrën e dhënë nga OSBE, për t’u kthyer në mantenutën e Edi Ramës e për t’u tallur me shqiptarët, me deklaratat e tij skandaloze, që nuk i hanë as qentë! Ana zgjodhi të mos heshtë! Sot duhet të jemi të gjithë me Anën! ANA është ana e ndritur e medaljes dhe e historisē!”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...