Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Sport

U ndanë çmimet shtetërore “8 shtatori” pesë punonjësve sportiv

Zhurnal Ads

Shkup, 8 shtator – Zhurnal.mk – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës së Pavarësisë, u ndanë çmimet tradicionale “8 Shtatori”, me të cilat u jepet mirënjohje sportistëve, trajnerëve dhe punonjësve sportivë për arritjet në fushën e sportit.

Çmimi për veprën jetësore për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe afirmimin e sportit këtë vit iu dha Lulzim Vrenezit, garues shumëvjeçar në mundje, i cili tani punon si trajner. Ka garuar në mënyrë aktive për 28 vjet, ndërsa vendi më i mirë që e ka fitoi si mundës është vendi i katërt.

“Ky është çmimi më i madh që kam marrë në jetën time. Falënderoj të gjithë kolegët dhe familjen që janë pjesë e këtij çmimi. “Shpresoj se do t’ju bëjmë të lumtur me një medalje nga Tokio”, tha Vrenezi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Përveç çmimit për arritjet jetësore, u dorëzuan edhe katër çmime me të cilat u vlerësuan Sokrat Eftimovski (mundje), Besnik Murati (karate), Vanço Jovanovski (hendboll) dhe Gjorgi Vuçkov (atletikë).

Nga Agjencia për rini dhe sport njoftuan se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të mbështesin të gjithë punonjësit sportivë në vend të cilët me suksesin e tyre promovojnë vendin në planin ndërkombëtarë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kampet e ISIS-it, 80 shqiptarë mes të cilëve 50 gra e fëmijë mendohet të jenë në Lindjen e Mesme

T E

E KRYER/ Bakayoko tradhton Milanin dhe shkon në tjetër ekip në Serie A

admin

Skepticizëm rreth fillimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut

E.E.

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur propozim-akuzë kundër vëllezërve, Nefi dhe Ibro Useini

R ZH

Calabria dëshiron të vazhdojë me Milanin me të njëjtat kushte

E.E.

AlternAtivA: Po dështon përsëri plani i fillimit të vitit shkollor

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...