Maqedoni

U nënshkrua Kodi etik, funksionarët betohen për punë të ndershme, të përgjegjshme dhe transparente

Zhurnal Ads

Shkup, 29 shtator – Zhurnal.mk – Me përgjegjësi, llogaridhënie, transparencë dhe punë të ndershme sot filloi edhe zyrtarisht puna për anëtarët e rinjë të Qeverisë, duke nënshkruar kodin etik të sjellur më 22 shtator të këtij viti, informon Zhurnal.

Sipas kodit etik, funksionarët, drejtorët dhe personat në pozita udhëheqëse në institucione të emëruar nga Qeveria, në çdo gjashtë muaj do të duhet të dorëzojnë raport për harxhimet e bëra gjatë punës së tyre, të cilat më pas do të publikohen në mjetin qeveritar për llogaridhënie. Kodi i obligon të paraqesin të dhënat për punën e planeve, raporteve revizore, llogarive përfundimtare, listën e të punësuarve, dhe gjithçka që është në interes të qytetarëve.

Siç porositi kryeministri Zoran Zaev para nënshkrimit, me këtë akt, në mënyrë sistematike do të ngritet ndërgjegja e atyre që kryejnë funksione publike, do të ndërtohet sistem i integritetit, qeverisjes së mirë dhe menaxhimit, por do të kthehet besimi i qytetarëve në institucione, efikasiteti i tyre dhe funksionimi dhe do të përmbushet propozimi i GREKO-s.

Zaev tha se zv.kryeministri për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, Ljupço Nikollovski do të jetë përgjegjës për ndjekjen për zbatim të kodit.

Sipas Nikollovskit, nuk do të tolerohet punë jotransparente dhe e papërgjegjshme. Nëse funksionarët qeveritar nuk e respektojnë kodin etik, do të përgjigjen në përputhje me ligjin për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Drejtori Halili: Modernizojmë dhe digjitalizojmë qendrën e NP Hekurudhat – Infrastruktura

T E

Moti sot

T E

Moti me diell, temperatura deri 34 gradë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...