Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

U nënshkrua Marrëveshja kolektive për të punësuarit në ASK

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Sot në shënimin e përvjetorit të formimit të Agjencisë për Siguri Kombëtare të RMV-së (ASK), kryetari i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Marjan Kicev dhe drejtori i ASK Viktor Dimovski e nënshkruan Marrëveshjen kolektive për të punësuarit në ASK.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje paraqet akt të avancimit të të drejtave të punëtorëve, akt në të cilin janë verifikuar dhe përmirësuar të drejtat e marrëdhënies së punës të të punësuarve në Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK) për çka, qëndron në kumtesën e SPM, Sindikata e Policisë së Maqedonisë si përfaqësuese e vetme në ASK janë të kënaqur sepse kanë pasur sukses që të përgatisin një nga marrëveshjet më të mira kolektive në vend.

“Me marrëveshjen kolektive përmirësohen dhe avancohen të drejtat nga marrëdhënia e punës, ndërsa me këtë përmirësohet gjendja ekonomike sociale, zbatohen masa sipas përvojës evropiane për mbrojtje dhe siguri të punëtorëve dhe shumë përfitime të tjera të cilat me nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive do të marrin nga të punësuarit në ASK”, theksojnë në kumtesën e SPM-së.

Në solemnitetin me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes kolektive krahas kryetarit të SPM-së Kicev, morën pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Kiro Trajkovski, nënkryetarët Goranço Jovanovski dhe Borçe Grujovski, të cilët ishin edhe përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Maqedonisë në grupin e punës i cili gjatë muajve të kaluar punonte në përgatitjen e Marrëveshjes kolektive.

Në margjinat e festës e cila u mbajt me rastin e njëvjetorit të formimit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Kicev kryetar i SPM, Kiro Trajkovski sekretar i përgjithshëm, Borçe Grujovski dhe Goranço Jovanovski nënkryetarë, kanë realizuar takime të shkurta të punës me kryetarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Oliver Spasovski në të cilat ishin shkëmbyer ide dhe propozime, ndërsa ishin dakorduar edhe aktivitete të ardhshme të Sindikatës së policisë së Maqedonisë në pjesën e përmirësimit të të drejtës së anëtarëve të tyre.

Postime të ngjashme

Joveski: Prokuroria po monitoron ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe në Shkup

R Zh

Do të zgjerohet hetimi për rastin“Dvojnik” me lëshimin e pasaportave të paligjshme

N E

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

N E

Zoran Zaev thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë Edi Ramën

N E

Analizë – Covid19 / Masat e reja mund të rëndojnë edhe më shumë ekonominë dhe papunësinë në vend!

R Zh

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...