Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

U nënshkrua Marrëveshje për kontrolle të përbashkëta kufitare dhe doganore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Tiranë, 10 qershor 2021 – Në margjinat e Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama sot nënshkruan Marrëveshje për vendosje të vendkalimeve të përbashkëta kufitare dhe kontrolleve doganore në vendkalimet kufitare ndërmjet dy vendeve.

Sipas kryeministrit Zaev, Marrëveshja është edhe një hap në ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat si mike dhe fqinje të mira e kanë si prioritet lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar në interes të qytetarëve dhe të bashkësive afariste të të dyja vendeve.

“Me të vërtetë është kënaqësi kur dy miq shumë të mire të cilët udhëheqin pushtetet ekzekutive të dy vendeve të shkëlqyera për nga miqësia e tyre bëjnë hap drejtë pasurimit dhe përsosjes së asaj miqësie. Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme përfundojmë një process serioz në të cilin punuan Qeveritë tona që ta hapim terminalin ‘one stop shop’ ku qytetarët tanë do ta përgjysmojnë pritjen e tyre në pjesën e kalimit të kufijve tanë, por para së gjithash edhe mbi të gjitha, do të krijohen kushte për realizimin e katër lirive evropiane për qarkullim të lirshëm të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve”, tha kryeministri Zaev në fjalimin e tij pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Ai potencoi se vendosja e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore në vendkalimet kufitare ndërmjet dy vendeve do të kontribuojë për rritjen e qarkullimit të mallrave, për uljen e kohës së nevojshme për kryerjen e formaliteteve kufitare dhe dukshëm do ta përmirësojë infrastrukturën për zbatim të mjeteve bashkëkohore për kontrolle.

“Unë besoj se sa më shumë i përsosim kapacitetet administrative dhe e transmetojmë besimin komplet institucioneve ndërmjet njëri – tjetrit, siç edhe ekziston kjo, vetëm me përfundimin e procedurave administrative do të mundësojmë që të ritet tregtia jonë, bashkëpunimi ynë, të avancohet në mënyrë shtesë miqësia ndërmjet dy popujve dhe të vazhdojmë bashkë të mbajmë ashtu të them leksione evropiane sepse neve na lidh e tanishmja na lidh edhe e ardhmja”, theksoi Zaevi.

Kryeministri shtoi se të dyja vendet si anëtare të NATO-s dhe partnere, ndihmohen mes vete dhe bashkë qëndrojnë para sfidës në hapin e ardhshëm të proceseve tona drejtë integrimeve evropiane.

“Jemi të bindur se për çdo ditë u japim më shumë argumente miqve evropianë që të sjellin përfundimisht vendim pozitiv. Rrugë tjetër për ne nuk ka, ajo është rruga drejtë BE-së sepse qytetarët tanë i duan vlerat evropiane që t’i jetojnë këtu, në Shqipëri, në Tiranë, në Maqedoninë e Veriut, në Shkup. Do të vazhdojmë në këtë mënyrë të punojmë deri në qëllimin përfundimtar të realizojmë mirëqenie sa më shumë që është e mundur, prosperitet më të madh ekonomik dhe gëzim më të madh për shqiptarët, për popullin maqedonas dhe të gjitha bashkësitë etnike të cilat jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Më vjen mirë që sot, pas këtij Samiti me të vërtetë mund të përfundojmë një vizitë të këtillë me një marrëveshje të këtillë dhe t’u dërgoj porosi qytetarëve tanë, biznesmenëve që t’i shfrytëzojnë përfitimet nga kontrollet e përbashkëta kufitare dhe doganore, t’i motivojë të bëjnë tregti edhe më të madhe dhe bashkëpunim sepse vetëm ashtu edhe jeta jonë do të jetë më e mirë dhe më e lumtur për të gjithë”, tha kryeministri Zaev.

Kryeministri shqiptar Rama nga ana e tij potencoi se kjo marrëveshje dukshëm do ta lehtësojë lëvizjen ndërmjet qytetarëve të të dyja shteteve.

“Dëshiroj edhe publikisht ta falënderoj nga zemra kryeministrin (Zaev) për qasjen e tij energjike deri në fund dhe për vullnetin e tij të palëkundur që ta lëvizë këtë proces përpara, sin ë aspekt bilateral, ashtu edhe në nivel rajonal dhe gjithsesi e shfrytëzoj këtë rast ta falënderoj për ardhjen e tij dhe praninë këtu bashkë me të gjithë ekipin e tij”, tha Rama në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes. fc

Postime të ngjashme

Mbi nëntë mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në muajin prill

Dafina Vidishiqi

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...