U paraqit rrejshëm si mjek, shtetasi i Maqedonisë mori 270 mijë euro në Kroaci

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Një mashtrues 26-vjeçar nga Maqedonia u paraqit në mënyrë të rreme si mjek dhe mori 270 mijë euro nga tetë familje nga Kroacia, shkruan Dnevnik.hr.

Ai shfrytëzoi frikën më të madhe të një prindi – humbjen e mundshme të një fëmije, shpjegon policia.

“Në anën tjetër të telefonit, një person prezantohet si mjek i cili thotë: ‘Fëmija juaj është në rrezik. Ka ndodhur një tragjedi ose aksident i madh. Nevojiten para për këtë operacion të vështirë’”, tha Marija Goati, zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Zagrebit, duke shtuar se prindërit u dëmtuan me më shumë se 270,000 euro.

Në vend të një mjeku, në anën tjetër të telefonit ishte një mashtrues 26-vjeçar, shtetas i Maqedonisë, i cili përfundoi pas hekurave pas një hetimi të shpejtë penal.

Oda e Mjekëve të Familjes së Kroacisë u ka bërë thirrje pacientëve të mos bien pre e mjekëve të rremë që u vijnë në pragun e derës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More