Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

U paraqit si polic dhe përndjeki këngëtaren Era Istrefi, arrestohet 45 vjeçari

Zhurnal Ads

Një ngjarje aspak e këndshme e ka përcjellë këngëtaren e njohur shqiptare, Era Istrefi, gjatë këtyre ditëve.

Një 45-vjeçar me inicialet B.Sh është paraqitur para saj me pretendimin se është polic, dhe i njëjti e ka përndjekur këngëtaren.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në një mbrëmje, deri në momentin që vet këngëtarja ka njoftuar policinë.

Ai e ka ndjekur këngëtaren deri në lagjen ku ajo banon në ‘Marigona Rezidence’ dhe më pas në fshatin Peroc.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës.

“Ngjarja ka ndodhur më 23.10.2020 në fshatin Peroc të Graçanicës në orën 21:30. Me 28.10.2020 është arrestuar mashkulli kosovar, pasi që ditë më parë ishte prezantuar si person zyrtar para viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në deklaratën e policisë.

Vet këngëtarja Istrefi nuk është prononcuar për ngjarjen, teksa rastet e përndjekjeve ndaj yjeve të famshëm në botën e Hollywoodit janë të shumta.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Vesa Luma i kundërpërgjigjet fanses që e kritikoi se “është shëmtuar me ndërhyrjet estetike”

admin

Conor McGregor shfaqet me orë dore në vlerë 1.3 milionë dollarë, para meçit në Abu Dhabi

S.B.

Si dukej Georgina para se të njihej me Cristiano Ronaldon

admin

“Nuk kam bërë asnjëherë botoks”, Jennifer Lopez i kundërpërgjigjet ndjekësit që e akuzoi për operacione plastike

S.B.

Aida Shtino befason me ndryshimin dhe dukjen atraktive pas kaq vitesh rikthimi në ekran

S.B.

Modelja Belen Rodriguez vishet nga kreatorja Lia Stublla

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...