U përfol për ambasador në Gjermani, reagon Luan Krasniqi

Ish-zëvendësministri Gani Dreshaj ka propozuar ish-boksierin Luan Krasniqi për Ambasador të Kosovës në Gjermani.

 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dreshaj ka thënë se “Luani është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani, ashtu siç ka bërë miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij.”

Por këtë iniciativë të Dreshajt, Luan Kransiqi e ka cilësuar si individuale, duke bërë të qartë se nuk e synon këtë post.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se tash e 35 vjet e mban me krenari epitetin e ambasadorit sportiv, andaj ambasadorit të ri i ka uruar suksese.

“Unë, mbetem i përkushtuar në vendosjen e urave të reja të miqësisë së Kosovës dhe Gjermanisë duke ndihmuar e mbështetur nisma dhe angazhime për të mirën dhe të mbarën e njerëzve, dhe nuk pretendoj asnjë funksion, detyrë apo emërtim, si ky që është dhënë”, ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Miq të mi të respektuar,

Sot, në shumë portale dhe në disa media elektronike, qenka publikuar një propozim që unë të emërohem ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. Ju informoj se, unë, tashmë 35 vite, e mbaj me krenari epitetin e ambasadorit sportiv të dhuruar nga aderuesit sportiv dhe me krenari, vendin tim e kam përfaqësuar në sportin e boksit, me të cilin kam përjetuar kënaqësinë duke u ngjitur në piedestalin më të lart të karrierës sportive.

Prandaj, përkundër faktit se detyrën e ambasadorit e çmoj dhe e vlerësoj si tejet të rëndësishme, veçmas të ambasadorit në Gjermaninë mike të Kosovës dhe me vlera të larta demokratike, propozimi i dhënë nuk përkon me interesimin tim dhe kjo duhet të konsiderohet si inisiativë individuale për të cilën nuk kam qenë fare në dieni. Unë, mbetem i përkushtuar në vendosjen e urave të reja të miqësisë së Kosovës dhe Gjermanisë duke ndihmuar e mbështetur nisma dhe angazhime për të mirën dhe të mbarën e njerëzve, dhe nuk pretendoj asnjë funksion, detyrë apo emërtim, si ky që është dhënë.

Luani, mbetet sportist dhe mik i juaji i mirë.

Ambasadorit të ri të Kosovës në Gjermani, që tash i uroj sukses, kurse Juve, miq të mi, Ju paça të gjithëve me shëndet!

03.09.2021,

I juaji, Luani.

Miq të mi të respektuar,sot, në shumë portale dhe në disa media elektronike, qenka publikuar një propozim që unë të…

Posted by Luan Krasniqi on Friday, September 3, 2021

Related posts

Shpërthen bomba në një veturë në Mitrovicë

N E

Kosova e Kroacia i kërkojnë Serbisë hapjen e arkivave për të pagjeturit

D V

18 vjeçarja në Ferizaj dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht, ndalohet për 48 orë një person i dyshuar, tjetri në arrati

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com