Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

U përfol se dhuratën romantike buzë detit ia bëri Capital T, reagon Adrola Dushi

Që një kohë të gjatë në shtypin rozë e rrjetet sociale përflitet për një lidhje dashurie mes Adrola Dushit dhe artistit Capital T.

Megjithatë, të njëjtit në intervistat e dhëna kanë mohuar të ketë diçka më shumë mes tyre përveçse miq të mirë.

Së fundmi, modelja nga Shqipëria ka publikuar një fotografi në Instagram ku kishte marrë një dhuratë gjatë një darke buzë detit.

Ish-Missi u shfaq me një buqetë me trëndafila të kuq derisa shkruante: “Zgjidhni atë që e bën zemrën tuaj të lulëzojë” – duke bërë të mendohet se u surprizua nga i dashuri.

Krahas postimit të 31 vjeçares, ndjekësit kanë shkruar se ky person është Capital T, për të cilin tërthorazi Dushi ka bërë një reagim.

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara! Qenie mizore”, ka shkruar ajo.

Adrola Dushi (Foto: Instagram)

Me këtë ka lënë të nënkuptohet se është e mërzitur nga gjithë këto shkrime e spekulime që janë bërë rreth jetës së saj private.

Postime të ngjashme

U largua nga ‘Portokallia’, Lei Kraja tregon arsyet

D V

I shkroi gabimisht në Instagram, Shkurte Gashi zbulon se si nisi lidhja e dashurisë me Albert Limanin

D V

Erkand Qerimaj del i pari në baterinë B me 338 kilogramëve në dygarësh për peshën 81 kilogramë

D V

A e ngacmojnë vajzat Ledrin? Kjo është përgjigjja epike e Sarës

D V

Zaimina Vasjari la anash muzikën emërohet në postin e rëndësishëm të sektorit publik

D V

“Kiss my A**”, Vesa Smolica pozon me të pasme të kthyera nga kamera

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...