U përplas me tufën e zogjve/ Avioni bën ulje emergjente, panik te 67 pasagjerët në bord

nga Xh M

Një aeroplan i cili ishte drejtuar për në Melbourne është detyruar të bëjë ulje urgjente në aeroportin e Zelandës së Re. Njëri motor i aeroplanit Virgin Australia mori flakë pasi përplasi një grup shpendësh.

Aeroplani i cili kishte 67 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekipit në bord, u ul në qytetin Invercargill të Zelandës së Re. Fluturimi u devijua pasi një nga motorët mori flakë për shkak të një “goditjeje të mundshme të shpezëve”, tha shefi i operacioneve të linjës ajrore, Stuart Aggs.

Ende nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Pasagjerët do të akomodohen në Invercargill gjatë natës dhe do të organizohen fluturime të reja”, shtoi ai.

Numri i aeroplanëve të aeroportit të Zelandën e Re që goditen nga shpendët është rreth katër në çdo 10,000 fluturime, sipas të dhënave të Rregullatorit të Aviacionit të vendit. Pasojat janë të ndryshme varësisht se ku goditet aeroplani, madhësisë së zogjve dhe reagimit të pilotit, raporton The Independent.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More