Agjencia Zhurnal.mk

U raportua se ka arritur marrëveshje me Juventusin, reagon Mauro Icardi

Mauro Icardi duket se ka vendosur përfundimisht.
Ditë pas dite në media qarkullojnë lajme dhe informacione se Mauro Icardi është 100% i larguar nga Inter, dilema e vetme mbetet skuadra ku do vijojë karrierës.
Këtë të premte, “La Gazzetta dello Sport” bëri me dije se vullneti i argjentinasit është për të kaluar tek Juventus, aty ku i plotësohen kushtet e tij, për më tepër që është brenda në Itali, aty ku ka në shkollë edhe fëmijët.
Gjithsesi këtyre zërave 26-vjeçari iu është përgjigjur me një mesazh publik nga Instagrami (aty ku reagon gjithmonë Icardi), duke mohuar kategorikisht këto si lajme të rreme dhe se vullneti i tij është të qëndrojë tek Inter, gjë që ia ka shprehur edhe drejtuesve të klubit.
“Meqenëse shtypi ka raportuar kohët e fundit lajme që nuk i pasqyrojnë mendimet dhe vullneti im, dua të informoj tifozët tanë se unë kam njoftuar në mënyrë të përsëritur klubin për synimin tim për të qëndruar tek Inter.
Kështu që tani e tutje nuk do të krijohen keqkuptime të asnjë lloji. Unë i kuptoj interesat e shtypit për të shitur lajme të rreme por më shumë se t’i sqaroj gjërat personalisht që nuk mund ta bëj. Unë e përsëris: Kam shprehur tashmë për Interin vullnetin për të qëndruar sepse Interi është familja ime. Koha do të tregojë se kush e tha të vërtetën. Forca Inter, gjithmonë…”, ishte mesazhi i Icardit pas lajmeve të ditës së sotme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...