U rikonfirmua Ministër i Brendshëm, Çuçi: Prioritet ngritja e punës së Policisë, lufta ndaj kriminalitetit dhe kontrolli i territorit

Një vlerësim nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste e ka konsideruar Bledi Çuçi rikonfirmimin në krye të Ministrisë së Brendshme dhe besimin e drejtimit politik të qarkut të Beratit.

 

Në një reagim në Facebook, Çuçi thotë se prioritet i punës në krye të Ministrisë së Brendshme mbeten Kontrolli i te rr itorit, l u ft a ndaj k ri min a lit etit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel.

“Rikonfirmimi në postin e Ministrit të Brendshëm dhe drejtimi politik i qarkut Berat janë një tjetër vlerësim nga Kryeministri dhe Partia Socialiste, po aq sa edhe një përgjegjësi e lartë në të njëjtën kohë. Në krye të këtij institucioni kaq shumë të rëndësishëm do të vazhdoj të punoj për të çuar përpara sfidat që lidhen me garantimin e rendit, sigurisë publike, jetës e pronës së qytetarëve, si dhe me përballjen me paligjshmërinë. Kontrolli i territorit, l u fta ndaj k ri m inalitetit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel, mbeten prioriteti ynë i përbashkët përgjatë mandatit të tretë. Mandat që është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët e nisura, për të bërë shkëputjen e madhe të vendit dhe për ta ndërtuar këtu të ardhmen tonë. Një falenderim të veçantë sidomos për të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët në qarkun Gjirokastër, për mbështetjen që më kanë dhënë mua e Partisë Socialiste në këto vite. Faleminderit Mezi pres të punoj edhe me socialistët dhe qytetarët e Beratit, Skraparit, Poliçanit, Kuçovës e Dimalit, për të bërë po aq punë të mira si në qarkun Gjirokastër, për të shtyrë më tej investimet dhe projektet që zhvillojnë turizmin, bujqësinë dhe sektorë të tjerë të ekonomisë së këtij qarku”, shkruan Çuçi.

Related posts

Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës

N E

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

D V

Palmer: SHBA e zhgënjyer që mbajtja e konferencave ndërqeveritare me Shqipërinë dhe MV mbeti e pazgjidhur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More