U rrëzua nga çatia, ndërron jetë ish deputeti i LSDM-së

nga Xh M

Shkup, 23 qershor – Ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Mile Andonov, ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga çatia e shtëpisë së tij verore në Bjeshkët e Osogovës.

“Në orën 18:00 nga urgjenca mjekësore është raportuar se M.A. i lindur në vitin 1962 nga Koçani duke punuar në çatinë e një shtëpie verore në malin Osogovë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë në vend. Vdekja është konstatuar nga shërbimet emergjente mjekësore, është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Andonov në tre mandate, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2016, ishte pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More