Agjencia Zhurnal.mk

U rrëzua ura, humbën jetën nëntë të rinj

Nëntë persona janë mbytur në ujin e ardhur pasi u rrëzua një urë për këmbësorë në ishullin indonezian Sumatra, bënë të ditur sot autoritetet lokale.

Nëntë trupa janë nxjerrë nga uji rreth 20 kilometra larg urës e cila u rrëzua dje pasdite në provincën Bengkulu.

Janë shpëtuar 20 persona, ndërsa një është transferuar në spital me lëndime serioze.

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të një djaloshi 14-vjeçar, i cili konsiderohet i zhdukur.

Rreth 30 njerëz, prej të cilëve shumica kanë qenë adoleshentë, gjatë vizitës së hidrocentralit të afërt janë ndalë në urë që të fotografohen mbi lumin e ardhur.

“Duke se ka pasur më shumë njerëz sesa që mund të mbajë kapaciteti i urës, disa adoleshentë madje e kanë luhatur urën në shaka”, deklaruan ekipet e shpëtimit.

Shirat sezonale javëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të tokës në Indonezi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...