Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në janar të vitit 2025 është 49 870, prej të cilëve 36.8 % janë turistë vendor dhe 63.2 % turistë të huaj.
Numri i netëve të kaluara në janar të vitit 2025 është 106 894, prej të cilëve 42.5 % janë turistë vendor dhe 57.5 % janë turistë të huaj.
Numri i përgjithshëm i turistëve në janar 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është rritur për 4.4 %, ndërsa numri i netëve të kaluara është rritur për 4.7 %.
Numri i turistëve vendor në janar 2025, krahasuar të njetjën periudhë të vitit paraprak, është zvogëluar për 4.9 %, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 10.8 %.
Numri i netëve të kaluara të turistëve vendor në janar 2025, krahasuar me janarin 2024, është zvogëluar për 7.9 %, dhe numri i netëve të kaluara të turistëve të huaj është rritur për 16.5 %.