Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

U shisnin kokainë aktorëve, arrestohet greku dhe bashkëpunëtori shqiptar

Zhurnal Ads

Një punonjës i Teatrit Kombëtar në Greqi dhe një shqiptar janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se trafikonin kokainë.

Mediat në vend bëjnë me dije se dy personave të arrestuar, policia u ka sekuestruar më shumë se katër kilogramë kokainë dhe një sasi të madhe lënde përzierëse për drogën.

Policia thotë se nga hetimet e kryera, aktiviteti i grekut dhe shqiptarit kishte mbi 6 muaj që kishte filluar dhe kishin krijuar një klientelë të madhe. Po ashtu hetimet kanë zbuluar se kokaina u shitej aktorëve dhe njerëz të artit të tjerë në Teatrin Kombëtar.

Punonjësi i Teatrit Kombëtar ishte larguar vetëm një muaj më parë nga puna në mënyrë të papritur dhe kishte nisur bashkëpunimin me 33-vjeçarin shqiptar, i cili punonte si taksistë. Të dy kishin krijuar një lidhje të fortë me njerëzit e botës së artit dhe i furnizonin me kokainë.

Pas arrestimit atyre u është kontrolluar dhe banesa dhe u është gjetur 4 kilogramë e 410 gramë kokainën, sasi e madhe përzierësi, para, peshore elektronike dhe  5 telefona./tvklan.al

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Rimbursimi i gjobave për shtetasit shqiptar që janë gjobitur në shtetet e huaja, dokumentet që duhen

admin

Ndërtohet “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Rama: Ka rilindur pas shembjes nga tërmeti

S.B.

Çifti shqiptar në valixhe, karabinierët bëjnë lëvizjen e radhës, hetim si u “paketuan”

T E

Ambasadorja Kim mesazh SPAK: Vazhdoni punën e nisur

S.B.

Një 29 vjeçar vetëvritet në Burgun e Dubravës

admin

Seanca plenare e Kuvendit/ Nga dekretet e Metës për buxheti e metrologjinë tek shqyrtimi i zgjedhjes së një anëtari të Gjykatës Kushtetuese

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...