U shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës, Ali Ahmeti: Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër me ne

nga Redaksia

Tiranë, 2 maj – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ish presidentët Moisiu dhe Topi si dhe shumë personalitete tjera.

Gjatë fjalës së tij ai tha se Shqipëria, ndonëse e varfër, ka treguar gjithmonë zemrën e ngrohtë për shqiptarët kudo që jetojnë.

“Do doja të ju falenderoj nga zemra, kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, kjo është Tirana e Zahir Pajazitit po edhe e Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit.

Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajn që si djalin e vet e ka mbajt nëna Dritë. Kjo nënë Tirana, Shqipëria ka qenë e varfër por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj, me qindra janë dëshmorë, hero të kombit që i ka mbajtë nëna në prehrin e vetë. Unë do të doja të ju falenderoj por një fjalë e një plaku të urtë na tha, mos e falenderoni njëni tjetrin sepse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë për të gjithë punët kur bëhen.

Mirëpo, vërtetë Shqipëria ka ndarë buk, kryp e zemër për ne. Për të gjithë ata që sot nuk janë, sot është Kosova shtet, sot shqiptarët janë shtetëformues në RMV. E kam thënë botërisht kur e kemi nisur, e kam thënë ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare, e kemi nisë të tillë por rethanat ndryshuan por edhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuam për çlirimin e Kosovës, por pa garancat se nuk do ketë kryngritje në Maqedonisë sepse shqiptarët që morrën pjesë vullnetarisht, ca u vranë në burgjet e Idrizovës, dhe kjo situatë ishte e papërpunueshme shumë më herët, sepse shqiptarët ishin në RMV të shkelur margjinalizuar, pa të drejta, pa flamur, pa simbole.”, tha Ahmeti në Tiranë

Ai më tej shtoi “Sot edhe ju Skenderbeun e keni në Tiranë po edhe unë e kam në Shkupin e vjetër, mu në qendër. Edhe ju me krenari është Flamuri kombëtarë, po edhe ne dënohemi nëse nuk e respektojmë flamurin shqiptar, 5 mijë euro është gjoba nëse nuk e kemi. Kemi tre universitete.”

Unë do doja të ju falenderoj shumë për këtë nder, e ndaj me 3 mijë mbetje mortore që i kam në vendlindje se për këtë flamur dhe këtë gjuhë janë vrarë dhe ju më keni nderuar mua, ju falenderoj shumë, suksese patshi në të gjitha fushëveprimtaritë e jetës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More