Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

U shpallën të humbur, gjenden të pajetë trupat e tre minatorëve në Dibër

Zhurnal Ads

Tre minatorët që u shpallën të humbur dje janë gjetur të pajetë në thellësi të minierës “Balgjaj” në Selishtë.

Policia bën me dije se u gjetën trupat e shtetasve Ismail Hoxha 64-vjeç, banues në Peshkopi, Fatos Çesku 55-vjeç, banues në Bulqizë dhe Rushdi Rushiti 33-vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e Balgjaj, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari-shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H. 64-vjeç, banues në Peshkopi, F. Ç. 55-vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R. 33-vjeç, banues në Bulqizë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës”, thuhet në njoftimin e policisë. /TCH/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

76-vjetori i çlirimit të Tiranës

S.B.

“Do të përballeni me një faturë shumë të madhe”, Meta paralajmëron deputetët para votimit

admin

Kuvendi miraton me 96 vota pro Altin Binajn si anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese

S.B.

Berisha pas takimit Osmanin: Nëse mohojmë gjenocidin serbë ndaj shqiptareve, meritojmë të zhdukemi

S.B.

Gjykata e Korçës/ Kthehet në banesë 46-vjeçarja, e akuzuar se mbyti foshnjën me duar

S.B.

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...