Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

U shpërnda në rrjet pa dijenin e tyre, por kënga e tyre tanimë do të ketë një publikim zyrtar

Para disa javësh në rrjet qarkulloi një këngë e re e Mozzik në bashkëpunim me Tayna-n.

Kënga që doli nga studio pa dijeninë e këngëtarëve, mban titullin “Pram”.

Deri më tani kënga është shpërndarë në të gjitha platformat, por pritet që debutimin ta ketë në albumin e dytë të Mozzik.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë reperi për “Prive”.

Ai është shprehur se ky bashkëpunim me Taynan, që ka dalë kudo para kohe, do të jetë pjesë e albumit, që pritet të publikohet pas disa muajsh.

“Me Tayna-n është më e lehtë se shkruan vetë, i bën vijat melodike vetë, është reperja më e mirë në Kosovë. Ka dalë një këngë e mirë me të. Besoj dhe një këngë tjetër do e kemi për albumin tim që ka dalë në rrjet nga njerëzit”, është shprehur Mozzik.

Ndërkaq kënga e dy reperëve është kthyer në një hit që nga momenti që doli në rrjete sociale dhe platformat muzikore.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Mozzik dhe Tayna bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, sepse në janar të vitit që lamë pas ata sollën një super hit të titulluar “Edhe ti”, që u bë hiti i asaj kohe.

Postime të ngjashme

Brenda super shtëpisë së aktores së njohur amerikane

T E

Dhurata Dora shijon pushimet në Maldive, merr vëmendje me një fotografi të publikuar pa makijazh

S.B.

Pse është e rëndësishme të mos humbasësh Trajtimin Klasik Kozmetik??!!

S.B.

Zack Snyder po punon rreth filmit të ri “King Arthur”

S.B.

Jolie shet pikturën e Churchillit për shtatë milionë funte

S.B.

Aktorja, Erica Watson vdes pas infektimit me COVID-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...