Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

U shqiptua padia e parë kundër diskriminimit gjinor në vend

Shkup, 22 shtator – Zhurnal.mk – Para Gjykatës Themelore Civile Shkup sot duhet të mbahet seanca e parë për padinë kundër Federatës luftuese në bazë të “ndalesës së diskriminimit në bazë të gjinisë”.

Sipas paditësve – klubi luftues policor “Siguri” dhe klubi policor për sporte luftuese “7 Maji-Tigri” nga Shkupi, Federata luftuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në shumë raste dhe në një periudhë më të gjatë kohore në mënyrë flagrante e shkelë Kushtetutën e Republikës, Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi dhe Ligji për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, sepse kryen diskriminim direkt në bazë të gjinisë.

“Viktimë e veprimeve diskriminuese me të cilat veprohet në mënyrë jo të barabartë, janë luftueset gra. Anëtaret gra të klubeve luftuese janë të diskriminuara në shumë mënyra, fillimisht aktivitet e tyre nuk janë tërësisht të rregulluara me aktet nënligjore në nivel të Federatës, në kategori të caktuara nuk janë formuar reprezentacione të femrave, pas përfundimit të ndeshjeve, pjesëmarrësve meshkuj u ndahen medalje dhe certifikata, ndërsa pjesëmarrësve femra vetëm certifikata”, theksojnë paditëset.

Për këtë arsye dy klubet luftuese, përmes Shoqatës maqedonase të juristëve të rinj kanë parashtruar parashtresë deri tek Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, e cila vepron sipas të njëjtën dhe solli Rekomandim të përgjithshëm nr.0801-152/3 nga dita 21.06.2019, me të cilën konfirmohet ekzistimi i veprimeve diskriminuese të kryera nga ana e Federatës.

Postime të ngjashme

Renate Alt: Të mos ndëshkohet nxënësja shembullore Maqedonia e Veriut

R Zh

Qeveria do të shesë 50 mijë hektarë tokë bujqësore

R Zh

Borrell: Nuk kemi për qëllim t’i ndajmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

R Zh

Zaev, Sasolit / Urgjentisht duhet të zhbllokohet rruga evropiane, por negociatat për identitetin maqedonas nuk janë opsion

R Zh

Darkë e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrellin javën e ardhshme në Bruksel

R Zh

Xhaferi mori pjesë në Konferencë për digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe nevojën për rregullimin e tyre

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...