Maqedoni

U shqyrtuan Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm

Zhurnal Ads

Shkup, 3 shtator – Në propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në seancën e dytë të sotme u shqyrtuan Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, të cilët do të dorëzohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, ndërsa kanë të bëjnë me zbatimin e masave për mbrojtje nga Kovid-19. Gjithashtu Qeveria i pranoi edhe Protokollet për veprimin e shkollave të mesme në të cilat realizohet mësim profesional dhe praktikë.

“Dispozitat e propozuara ligjore sigurojnë shkolla të mesme të sigurta për të gjithë të involvuarit në procesin edukativ-arsimor në shkolla si nxënës, mësimdhënës dhe kuadro të tjera mësimore, përmes kuadrove të përgatitura për: si të mbahet higjiena dhe dezinfektimi, të organizohet lëvizja e nxënësve, të sistemohen moblijet në klasë që të ruhet distanca e nevojshme mes nxënësve nga të paktën 1,5 metra, mbikëqyrje e organizuar nga ana e mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional dhe kuadrove administrative-teknike, në pajtim me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë – Komisioni për sëmundje infektive lidhur me masat për parandalimin dhe kontrollin e Kovid-19”, kumtoi shërbimi qeveritar për informim.

Në këtë seancë qeveritare u shqyrtua dhe miratua Informacioni për realizimin e praktikës feriale dhe mësimit praktik në shkollat e mesme dhe profesionale në vitin shkollor 2020/2021 dhe i shqyrtuan edhe përjashtimet e miratuara shtesë për mësim në distancë për praktikën feriale dhe mësimin praktik në arsimin profesional të zhvillohen me prezencën fizike të nxënësve.

Gjithashtu, në këtë seancë u miratuan edhe Protokollet për veprimin e shkollave të mesme në të cilat zhvillohet arsimi professional dhe praktikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e mësimit praktikë me prezencë fizike të nxënësve në vitin shkollor 2020/2021, për masat parandaluese gjatë realizimit të mësimit përmes punës, praktikës feriale, trajnimeve praktike dhe stërvitjeve të nxënësve, për masat parandaluese gjatë realizimit të mësimit përmes punës, praktikës feriale, trajnimeve dhe stërvitjeve praktike të nxënësve te punëdhënësit në sektorin e makinerisë, sektorin e bujqësisë, peshkatarisë dhe veterinarisë, sektorin e kimisë dhe teknologjisë dhe sektorin e shërbimeve personale me hua, Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i informojë shkollat e mesme profesionale për realizimin e praktikës feriale dhe mësimin praktik.

Postime të ngjashme

Kumanova bëhet qendër e NATO-s në Ballkan

R ZH

Besimi: Ribalanci i buxhetit deri në fund të javës

XH,I

Pranohen kërkesa të reja nga shkollat për mësim me prezencë fizike

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...