Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

U tha se është nisur për kurim në Itali, Ministria e Shëndetësisë flet mbi gjendjen e mjekut Pëllumb Pipero

Ministria e Shëndetësisë e mohon që Pëllumb Pipero të ketë marrë mjekim të specializuar në Itali për shkak të infektimit me Covid. Gazeta Shqip u interesua të njihej më në detaje pas statusit të bërë nga mjeku Petrit Vargu, i cili lajmëronte se kolegu i tij Pipero kishte shkuar në Itali për t’u kuruar. “Në dijeni tonë, gjendja mjekut Pipero është përmirësuar dhe ka kohë”, thojnë burimet e Ministrisë për gazeta “Shqip”.

Më tej shtojnë se Pipero s’ka pasur ndonjë gjendje të rënduar pas infektimit me Covid. Mjeku i njohur mori infektimit pasi bëri vaksinën anti Covid dhe ky ishte rasti i parë. Pipero ndërkohë mësohet se në Itali ka vajzën atje dhe udhëton shpesh drejt Italisë.

Kujtojmë që më herët nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ mjeku Petrit Vargu shkroi se Pipero është nisur për kurim më të specializuar në Itali.

Postimi i plotë i Vargut:

Profesor Pipero paska shkuar në Itali për kurim? Si ka mundësi? Kjo sëmundje kalon vetëm me disa vitamina, paracetamol dhe suplementë, kuisnin disa mjekë të orientuar siç duhej, që mjekimi i kësaj sëmundjeje të mos rëndonte rimbursimin e sigurimeve shëndetësore.

Mos disinformoni popullin! Kjo është është një sëmundje e panjohur dhe e pabesë. Jo të gjithë i kanë mundësitë të kurohen jashtë, kur gjendja rëndohet. Mesataret e fakultetit mund të fshihen, por protokollet e mjekimit jo. Piperos i uroj shërim të shpejtë!

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë publikon rastet e reja, ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

D V

Zjarret, Meta: Të merren masa, e papranueshme shpërdorimi i detyrës

D V

Gjermania ndryshon rregullat për shqiptarët: Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

D V

Rama: Angazhimi i ushtrisë për shuarjen e zjarreve, meriton respekt e inkurajim

D V

Vlora 7 ditë luftë me flakët, drejtori i zjarrfikëseve: Me mbështetje të fortë ajrore do ia dalim!

D V

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, për herë të parë vizitoi Shqipërinë si turist në 1997

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...