U thërrit nga Silvinjo, trajneri i Zaragozës: Bare është i dëmtuar

nga Xh M

Keidi Bare ishte një nga rikthimet në kombëtaren shqiptare të futbollit nga trajneri Silvinjo për dy takimet e Ligës së Kombeve ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Por mesfushori kuqezi vështirë që të jetë i disponueshëm për teknikun brazilian, pasi ai po vuan një dëmtim.

Stafi mjekësor do të ketë nën mbikqyrje lojtarin, por sipas trajnerit të skuadrës së Zaragozës, Viktor Fernandez, 27-vjeçari nuk është thirrur për takimin që skuadra do të ketë në La Liga 2 në transfertë ndaj Hueskas.

“Nuk rekuperojmë asnjë futbollist! Menduam se ndoshta mund të vinte Keidi Bare! Është thirrur nga kombëtarja shqiptare dhe do të mungojë në ndeshjen kundër Málagës, por nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin. Gjuri i tij po përmirësohet, por ai nuk është gati që të grumbullohet.”

Bare nuk ka luajtur për përfaqësuesen shqiptare që nga Euro 2024, ku u la jashtë përfaqësueses. Pas kalimit te Zaragoza, rendimenti i tij u përmirësua. Në total, ai ka luajtur në tetë takime në La Liga 2, ku ka dhënë edhe 2 asiste.

Probleme fizike kanë pasur edhe mbrojtësi Marash Kumbulla dhe sulmuesi Rei Manaj, por duket se ata i kanë kaluar shqetësimet dhe janë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për sfidat e fundit të Ligës së Kombeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More