U vra nga ish-bashkëshorti me bukë në gojë, thirret protestë në Tiranë për rastin “Sabrina”

Ditën e mërkurë në orën 18:00 aktivistët kanë thirrur një protestë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur të premten që shkoi, ku Sabrina Bengaj u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshortin Elton Meta.

 

Blogerja dhe gazetarja Zhaklin Lekatari ka ndarë thirrjen në rrjetet sociale. Protestë do të nisë nga Ministria e Brendshme për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Drejtësisë.

“Eja në protestë të mërkurën, 15 shtator, ora 18:00 te Ministria e Brendshme deri te Ministria e Drejtësisë. Shpërnda posterin dhe duku në protestë!! Sabrina, 23 vjeçare u vra me bukë në gojë nga ish burri i saj. Vrasësi i Sabrines që duhet të ishte në burg, pasi ishte akuzuar për tre vepra penale, para vrasjes u la i lirë nga drejtësia shqiptare.

Ky është një krim mizor mbi gratë, ekzekutuar nga dora e gjakësit, filluar me dakordesine e familjeve për martesën e vajzës 13 vjeçe dhe vazhduar me padrejtësinë e drejtësisë shqiptare. Vrasja e paralajmëruar e Sabrines nuk mund të mbetet me kaq. Na ndihmo, shpërnda posterin dhe bashkohu me ne fajtorët kanë emra”, thuhet në njoftim.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit. Ndërkohë, në 20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.

Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë. m.v/abcnews.al

Related posts

Merr flakë në lëvizje, shpëton mrekullisht shoferi 22-vjeçar

D V

Pengoi dhe ofendoi policin, arrestohet një person në Gjilan

D V

Ndërroi jetë nga shpërthimi i banesës në Torino, i jepet sot lamtumira 4-vjeçarit shqiptar. Të ëmës i bien të fikët kur…

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More