Shqipëri

U zhduk në Korab, i riu përfundon xhihadist në Siri?

Nga Xhevahir Zhabina

Ardian Pali është zhdukur prej 18 majit dhe prej asaj dite nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet. I riu kishte dalë për të mbledhur bime mjekësore në malin e Korabit në Dibër sëbashku me familjarët.

Qindra banorë të zonës së Sllovës dolën për ta kërkuar, por nuk gjetën asnjë gjurmë. Kërkime u zhvilluan edhe në pjesën maqedonase pasi dyshohej se 18 vjecari mund të kishte kaluar në territorin e vendit fqinj për të mbledhur bimë medicinale. Por nga operacioni i forcave të policisë maqedonase nuk u gjet asnjë shenjë.

Në kushte të tilla prokuroria e Dibrës e cila po heton këtë zhdukje të mistershme e regjistroi procedimin për rrëmbim personi. Gjatë kryerjes së disa veprimeve prokuroria po ndjek një pistë e cila na kthen disa vite më pas ku qindra shqiptarë u rekrutuan nga shteti islamik dhe shkuan në Siri dhe Irak për të luftuar.

Hetuesit kanë disa të dhëna që Ardian Pali të ketë përfunduar në zonat e konfliktit të Siri. Nga disa verifikime paraprake dyshohet se 18 vjecari të jetë takuar me persona të tjerë në Maqedoni dhe Kosovë dhe me pas ka udhëtuar në Turqi, ndërsa destinacioni përfundimtarë ka qënë Siria.

Postime të ngjashme

PD dorëzon padinë për inceneratorin e Tiranës: Rama-Ahmetaj-Veliaj-Koka, grup kriminal

admin

Meta nis konsultat për datën e zgjedhjeve

admin

Bie nga skelat, vdes në vend 28-vjeçari në Krujë, në pranga pronari i shtëpisë

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...