Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Uashingtoni po e ndryshon përcaktimin për rebelët Huthi

Shtetet e Bashkuara po lëvizin në drejtim të heqjes së përcaktimit të rebelëve Huthi të Jemenit si grup terrorist. Ky ishte një nga vendimet e “minutës së fundit” të administratës së ish-presidentit, Donald Trump. Vendimi i administratës së re amerikane vjen si një përgjigje ndaj krizës humanitare në Jemen.

Anëtarët e Kongresit janë njoftuar me këto plane dhe një zyrtar i Departamentit të Shtetit konfirmoi vendimin më 5 shkurt. Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi për dhënien fund të mbështetjes së SHBA-së për fushatën ushtarake saudite në Jemen.

Në konfliktin në Jemen janë përfshirë Arabia Saudite dhe Irani.

Kombet e Bashkuara e mirëpritën veprimin e Shteteve të Bashkuara karshi grupit Huthi. “Kjo do të sigurojë një lehtësim në sigurimin e mbijetesës për miliona jemenas që mbështeten në ndihmën humanitare dhe importet tregtare “, tha zëdhënësi, Stephane Dujarric.

Kombet e Bashkuara thonë se kriza humanitare në Jemen është më e rënda pasi 80 për qind e popullsisë kanë nevojë për një formë ndihme për mbijetesë. Jemeni ka rreth 29 milionë banorë.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit theksoi se veprimi u ndërmor “tërësisht” për arsye humanitare.

Sipas tij ky veprim nuk pasqyron pikëpamjen e SHBA-së për grupin Huthi dhe as “kundërshtimin për sjelljen e tyre, përfshirë sulmet kundër civilëve dhe rrëmbimet e qytetarëve Amerikanë”.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në Jemen më 2015, për të mbështetur forcat qeveritare që luftojnë militantët Huthi, të cilët gëzojnë mbështetje nga Irani.

Në konflikt janë vrarë rreth 130.000 njerëz, përfshirë mbi 13,000 civilë si dhe janë zhvendosur më shumë se 3 milionë të tjerë.

Ish administrata amerikane e shpalli në listën e zezë grupin Huthi më 19 Janar, pavarësisht paralajmërimeve nga Kombet e Bashkuara.

Postime të ngjashme

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

Turqia evakuon turistët e tronditur nga zjarret në Bodrum

D V

Prokurorët kryesorë amerikanë goditen nga hakerët, dyshohet se janë rus

D V

Mijëra persona protestojnë në Francë kundër pasaportës shëndetësore të COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...