UÇK-ja nuk shlyhet si histori! Limani i përgjigjet ministres së Arsimit!

nga D V

Shkup, 3 dhjetor – “UÇK-ja për Maqedoninë nuk vlen asgjë”, kështu deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaratë kjo që ngjalli reagime në vend. Për këtë deklaratë, u pyet edhe ministri Fatmir Limani që siç tha, Historia dhe UÇK-ja nuk shlyhen duke mos e komentuar shumë deklaratën e saj, që siç u shpreh, “Do të lë në nivelin e saj”.

“Nuk shlyhet historia, do te duhej të ishte më e matur në ketë drejtim nga se në pjesën e dytë të paraqitjes së saj e përmendi se sa nëna, në dy anët janë të djegura nga rasti i luftës në 2001 por megjithatë do të lë në nivelin e saj. UÇK-ja nuk shlyhet si histori”, tha Fatmir Limani.

I pyetur nëse do kërkojnë llogari nga ministrja, në seancë qeveritare, Limani tha se është ministre dhe ajo i raporton kryeministrit.

“Është nivel ministre dhe ajo i raporton kryeministrit, nëse do ta kishte thënë këtë deklaratë kryeministri, atëherë do të kishim kërkuar llogari dhe përgjegjësi”, tha Limani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More