Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

UÇK “nxeh” Kukësin/ Gjici lë nam, i heq titullin Veton Surroit për shkak të Hagës

Kukës, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Publicisti dhe politikani kosovar Veton Surroi nga kjo e premte nuk është më mes njerëzve të nderuar të Kukësit.

Këshilli i Qarkut, i përbërë vetëm nga socialistët vendosi ti heqë titullin “Qytetar nderi” me të cilin ishte nderuar në vitin 2015.

Në atë kohë Surroi u vlerësua për “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

Ndërsa socialistët e Kukësit titullin ia hoqën me pretekstin se ka ndërmarrë fushatë mediatike e politike kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Safet Gjici, kryetar i Bashkisë së Kukësit nën logon e PS, mbrojti me zell vendimin.

Safet Gjici: Jo vetëm që ai ka marrë një titull për të mbrojtur Kosovën, për të mbrojtur UÇK, se kështu thotë, madje ka shkuar deri atje që thotë ka dhënë kontribut për shpallje të pavarësisë së Kosovës. Si ta kuptojmë ne këtë. Ai ka ndërmarrë një fushatë, politike, mediatike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë nder qarku. Çfarë nderi qarku është? Duhet ta heqim sot dhe ta çojmë në Gjykatë. Realisht deri sot ai flet gjithë ditën kundër asaj për të cilën ka marrë nderi i qarkut nga ana jonë. Dhe kjo i bie ndesh vetes së vetë, ndesh Kosovës dhe ne t’i lëmë titullin nder i qarkut?

Kryeministri e quajti lajthitje vendimin e të tijëve në Kukës, duke uruar që Prefekti ta refuzojë.

Por ai e ka shfrytëzuar këtë precedent edhe për luftën me Presidentin.

Edi Rama: Parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd.

Këshilli i Qarkut Kukës, në vitin 2015 me propozim te Klubit letrar “Anton Pashku”, Kukës, vlerësoi personalitetin e njohur, Veton Surroi, me titullin e lartë “Nderi i Qarkut Kukës” me motivin “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

Postime të ngjashme

Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët sugjerojnë një takim që ti paraprijë atij të 25 korrikut

Lea Muslija

Vuçiqi falënderon policët serbë, thotë se e mbrojtën Kosovën kur u sulmua nga jashtë

Lea Muslija

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...