Agjencia Zhurnal.mk

Udha poetike e Mihal Gjergjit

Nga Zylyftar HOXHA –

Mihal Gjergji. Ky njeri interesant në shumë pikpamje, i afirmuar dhe i konfirmuar si një poet me një vend të merituar në hierarkinë e vlerave poetike shqiptare të këtyre viteve të fundit, ka mister që në identitetin e tij fillestar, në emrin dhe mbiemrin, pa le pastaj në të tjerat që vijnë pas. Ç’është ky mister?! Emri Mihal (Mikael, ëngjëll) ortodoks; mbiemri Gjergji, katolik, ndërsa përkatësia fetare muhamedane, por e pa praktikuar asnjë herë nga familja e tij. Siç shihet, është një përzieje e çuditshme, ku “justifikohet” vetëm mbiemri Gjergji, pasi në vendlindjen e tij, në Labëri, ka plotë Gjokë, Gjikë, Gjon, Gjolekë etj. që flet për një origjinë të largët iliro-shqiptare ende të pacënuar të kësaj treve.

Megjithëse populli thotë se emri s’është gjë, veçse një kapistër, unë nuk mund ta mbyll “këtë çështje”, pa thënë diçka për nunin, atë që i ka ngjitur këtë emër: me siguri duhet të ketë qenë një burrë i mençur që ka parashikuar diçka përtej emrit dhe që, sipas gjasave, i ka dalë parashikimi. “Kur krijoj poezinë, pasi e kam kaluar nëpër mend, e kam fjalën thjesht si proces të shkruari, nuk zgjat më shumë se pesë minuta, as i heq dhe as i shtoj gjë më vonë. Si duket më ndihmonë ëngjëjt” – thotë Mikaeli me gjysmë shaka, duke patur parasysh emrin, bekimin dhe bestytninë e nunit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!