Agjencia Zhurnal.mk

Udhëheqësia e RDK në takim me drejtuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan IRI

Shkup, 27 janar, zhurnal.mk – Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, Sekretari i përgjithëshëm Suhejl Fazliu si dhe drejtori i Qendrës hulumtuese pranë RDK-së Abdulkadir Isaki realizuan takim zyrtar me Drejtorin e IRI në vend Owen Paun, zëvendës drejtoren Ilina Mangova, si dhe Valbona Morina Maksut, udhëheqëse programi, pranë IRI. Në këtë takim shumë përmbajtësor u diskutua për aktualitetin politik në përgjithësi dhe për zgjedhjet e parakoshme parlamentare.

Kryetari i RDK-së Memedi njoftoi përfaqësuesit e lartë të IRI në vend se zgjedhjet parlamentare të 12 prillit janë të një rëndësie të veçantë dhe se të gjith aktorët politik duhet të luajnë rol konstruktiv në mbarëvatjen sa më të mirë të këtyre zgjedhjeve.

Kryetari Memedi theksoi se RDK ka paguar çmim të rëndë në mbrojtje të vlerave progresive dhe demokratike në të kaluarën, dhe se është e gatshme të sakrifikoj sërrisht në demaskimin e forcave destruktive që mundohen ta bëjnë goditjen e fundit kundrejt vijës kombëtare dhe demokracisë në vend. Memedi gjithashtu theksoi se RDK është e gatshme të forcoj kapacitetin e saj politik duke marrë pjesë në shumë programe dhe projekte të ndryshme që organizohen nga institucioni mjaft respektabil amerikan IRI.

Drejtori i IRI-t në vend Owen Paun theksoi se IRI gjithmonë ka ofruar mbështetje të madhe për përforcimin e kapacitetit politik për të gjith partitë politike në vend, dhe se do të vazhdoj edhe më tutje ta bëjë të njëjtën gjë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...