Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Udhëheqësit globalë mbështesin veprimet mbi ndryshimet klimatike në Afrikë

“Programi i Përshpejtimit të Përshtatjes së Afrikës dhe shumë iniciativa të tjera ambicioze afrikane duhet të fuqizohen për të përmbushur plotësisht qëllimet e tyre”, tha Guterres.

Më shumë se 30 presidentë shtetesh dhe udhëheqës globalë janë zotuar të vendosin si prioritet veprimet që ndihmojnë vendet afrikane të përshtaten me ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe të përparojnë më mirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqësit u zotuan të martën gjatë një Dialogu virtual të Liderëve të thirrur nga Banka Afrikane e Zhvillimit (AfDB), Qendra Globale e Përshtatjes dhe Iniciativa e Afrikës për Përshtatje.

“Afrika tani përballet me sulmin e dyfishtë, atë të ndryshimit klimatik, e cila aktualisht vlerësohet në mes 7 dhe 15 miliardë dollarë çdo vit, si dhe atë të COVID-19, i cili ka marrë 114 mijë jetë njerëzish”, thuhet në deklaratën e AfDB-së të mërkurën.

Gjatë dialogut, Felix Tshisekedi, presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, ftoi homologët e tij “të rishikojnë ambiciet tona klimatike dhe të përshpejtojnë zbatimin e veprimeve të planifikuara nën prioritetet tona kombëtare”.

“Që ta arrijmë këtë, ne do të duhet të përqendrohemi në veprime për t’iu përshtatur ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Këto përfshijnë zgjidhje të bazuara në natyrë, tranzicion të energjisë, kornizë të zgjeruar të transparencës, transferimin e teknologjisë dhe financimin e klimës”, tha ai duke folur në cilësinë e tij si president i Unionit Afrikan.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se: “Kombet afrikane po tregojnë udhëheqje. Programi i Përshpejtimit të Përshtatjes së Afrikës dhe shumë iniciativa të tjera ambicioze afrikane duhet të fuqizohen për të përmbushur plotësisht qëllimet e tyre”.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon dhe kreu i Qendrës Globale të Përshtatjes thanë se: “Afrika duhet të kompensojë humbjet dhe kohën e humbur. Ndryshimet klimatike nuk u ndaluan për shkak të COVID-19 dhe as detyra urgjente e përgatitjes së njerëzimit të jetojë me efektet e shumëfishta të një planeti që po ngrohet”.

Kryetari i AfDB-së, Akinwumi A. Adesina tha se me partnerët, banka synon të mobilizojë 25 miliardë dollarë në financim për suksesin e Programit të Përshpejtimit të Përshtatjes së Afrikës (AAAP).

“Është koha që vendet e zhvilluara të përmbushin premtimet e tyre për të siguruar 100 miliardë dollarë në vit për financat e klimës. Kurse pjesa më e madhe e kësaj duhet të shkojë për adaptimin e klimës”, tha Adesina.

AAAP u themelua në janar 2021 nga AfDB, me qëllim të rritjes dhe përshpejtimit të veprimeve të adaptimit të ndryshimeve klimatike në të gjithë Afrikën.

Duke folur në emër të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen përgëzoi AfDB-në dhe Qendrën Globale për Përshtatjen për zhvillimin e Programit të Përshpejtimit të Përshtatjes në Afrikë.

“Ne mbështesim programin i cili duhet të ndihmohet që të sigurohemi se së bashku ne mund të shmangim efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike”, tha ajo.

“Afrika ka një mundësi unike që të avancon zhvillimin e saj në mënyrë eksponenciale nëse investon tani në një të ardhme të përshtatur në klimën, bazuar në një kuptim të thellë të rreziqeve klimatike dhe zgjidhjeve që vendosin natyrën dhe njerëzit në qendër”, tha Patrick Verkooijen, drejtor ekzekutiv i Qendrës Globale të Përshtatjes.

Postime të ngjashme

Aleksandër Vuçiq: Na kërkohet njohja e Kosovën, por askush nuk na premton as integrim në BE

N E

SHBA synon uljen e sasisë së ndotjes me 52 % deri në vitin 2030

N E

Komisioni Europian ka ngritur proces gjygjësor kundër AstraZenecas

N E

Tre diplomat rus dëbohen nga Sllovakia

N E

Numër rekord i të infektuarve me Kovid-19 në Indi

N E

Kapet sasi shumë e madhe droge në Greqi

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...