Udhëtimet për pushime verore, mjekët: Paisja me barnat e nevojshme

nga Xh M

Shkup 20 korrik – Ndryshimet klimatike nga njëri vend në tjetri dallohen. Udhëtimet për në vendet turistike ndonjëherë sjellin edhe pasoja tek shëndeti i qytetarëve. Mjeku Sedat Lumani thotë se qytetarët duhet të kujdesen për shëndetin e tyre sidomos kur qëndrojnë nën kondicioner me temperatura të ulëta dhe dalin jashtë në temperature të larta, sepse e përkeqësojnë shëndetin e tyre.

“Shumica e njerëzve janë të pajisur me adaptimin e temperatuarve me anë të klimatizimit. Çdoher të kemi adaptim të organizmit me temperaturën nëse duhet të dalim jashtë prej një temperature 17-18 gradë në objekt dhe jasht është 40 gradë mund të vije te pasojat që i përmendëm më parë. Njësoj është edhe për ato se ndërrimi i vendbanimit, i kuzhinës, ndërrimi i ushqimit mund të vije tek sëmundjet përcjellëse që janë tipike të verës. Sëmundjet e sistemit të trejtes së ushqimit gastrointeritet ose enterokolitet, infeksionet e ndryshme sepse ushqimet gjatë verës shumë lehtë mund të kontaminohen me mikroorganizma.”, u shpreh mjeku Sedat Lumani.

Mjekët poashtu rekomandojnë në raste të udhëtimit qytetarët të marrin me vete barnat e nevojshme që u ndihmojnë në rast të përkeqësimit të shëndetit të tyre.

Valixhja e qytetarëve që udhëtojnë për pushime duhet të përmbajë gjithmonë gjërat më të nevojshme, prania e të cilave është e domosdoshme për tu ndjerë më të qetë dhe më të sigurtë sidomos kur udhëtojnë me fëmijët.

Qytetarët kur udhëtojnë për pushime kanë mendime të ndara për marrjen e barnave me vete.

“Zakonisht me vete marr tableta për kokëdhembje, për diare, gjithmonë kur nisem për udhëtime nisem e përgaditur. Këtë verë do të shkoj në Greqi për pushime.”, u shpreh një qytetare.

“Jo asgjë nuk mbaj me vete, vetëm telefonin.. Jo jo me pas dhimbje po, por kur ska dhimbje pse me mbajtë.”, tha një qytetar.

“Normalisht se mbaj me vete barna kur udhëtoj, sidomos terapinë e rregullt që e marr, por këtë vit nuk do të shkoj për pushime.”, u shpreh një qytetare.

“Unë jam kundër barnave nuk marr as me vete kur udhëtoj, unë shumë herë kam udhëtuar jashtë vendit dhe klima nuk më ndikon.”, tha një qytetar.

Disa nga qytetarët e anketuar poashtu thonë se standardi i ulët në RMV, nuk ua mundëson udhëtimin për pushime jashtë vendit. Presin nga Qeveria e re që të përmirësojë standardin jetësor dhe tua lehtësojë jetën qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More